Çfarë duhet të bëjë një vajzë që të gjithë të dyshojnë se ka të dashur? Të shkoj në Maldive për pushime si Lei Kraja dhe të postoj foto vetëm. Moderatorja sportive ka marrë ca ditë pushim e na tregoi se plazhin për 2021-in e nisi në Maldive, por nuk eshtë vetëm, e as me të dashurin siç kanë pretenduar ndjekësit e saj. “Për të gjithë ata që pyetën me kë jam. Kjo është dashuria ime. Jam e lumtur që e qartësuam më në fund”, ka shkruar Lei, në një foto ku shfaqet me një vajzë pranë vetes, siç duket mikesha e saj.
Tani që u qartësuat ju që e kishit merak, shijoni fotot me rroba banjo të Leit./revistawho.com