Të shkosh në një vend të bukur e të mos bësh foto për ne vajzat është e pamundur. Por kur je me partnerin situata bëhet më e vështirë. Ata kurrë nuk janë të durueshëm kur bëhet fjalë për foto. Ashtu si ne, edhe Dojna vuan për të shkrepur një pozë të bukur.
Së fundmi ajo ka postuar një video që e tregon më së miri këtë teksa filmon Vlashentin që ankohet. “Kemi bërë 5 orë me makinë kot për t’u kthyer në të njëjtin vend. Nuk e meriton të të bëj foto”-dëgjohet t’i thotë Vlashenti teksa Dojna i lutet.
“Per te gjithe ata te cilet mendojne se Vlashenti mi ben fotot me shume dashuri, shihni videon qe e tregon qartazi. Sa prej jush kane te njejtin “hall” ?”-pyet moderatorja ndjekësit.
View this post on Instagram