• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

A mund t’ia japim Erandës çmimin që sot?

Sapo u shfaq në skenën e “Këngë moj”, me atë fustanin në formë këmbane, krem me lule ngjyrë shegë, pa e nisur këngën fare, Eranda një çmim e pati të marrë: atë të këngëtares së veshur më bukur. Jo vetëm kësaj here. Për të gjithë vitet në skenë (dhe vite nuk janë pak, duhet të jenë rreth 30) Eranda Libohova meriton çmimin për nuhatjen më të mirë. Ju kujtohet ai sarafani dhe gjysmë çizmet në të verdhë limoni në festivalin e ’96-ës?

 

View this post on Instagram

 

Ishte mesi i viteve 90, kur Shqiperia ishte ne kulmin e emigracionit …Kjo hemoragji qe kishte prekur masivisht shqiptaret, la gjurme edhe ne nje pjese te elites intelektuale te kombit. Ne vitin 1996 , kompozitori Gazmend Mullahi me sugjeron pjesemarrjen ne Festivalin e Kenges me ” Kthehu per vehte per mua” me vargje nga Zhuljana Jorganxhi…Ndjehesha e nderuar te merrja pjese ne ate event me dy firma te shquara te muzikes se lehte. Zhuljana nderkohe ndodhej ne emigracion, ne Itali, po vazhdonte te ishte e pranishme ne krijimtarine muzikore. Teksti qe trajtonte nje teme sociale, ate te droges, ishte rrenqethes. Isha shume e kenaqur qe merrja pjese me ate kenge. Zhuljana eshte nje emer qe qendron ne panteonin e autoreve e poeteve te muzikes shqiptare. Nje e tille si Zhuljana, mungon ne panoramen e pergjithshme te kesaj muzike..keshtu qe mua me takon ti drejtohem me fjalet e saj..” Kthehu per vete dhe per muziken , Zhuljana ” ! Sot ne 18.00 tek Amfiteatri i Tiranes ,koncerti per Zhuljanen me Luan Zhegu Mefarete Laze,Alida Hisku ,Bashkim Alibali Elton Deda Irma Libohova Kozma Dushi Kastriot Tusha Liljana Kondacki Gresa Gjocera Emi Bogdo Henri Mehmeti …..

A post shared by Eranda Libohova (@erandalibohova) on

Një nga veshjet më të guximshme e më të bukura të skenave. Jo e guximshme se kish ndonjë dekolte të hapur e as minifund e ekzagjeruar, por sepse mundi të zezën e gjithanshme të asaj kohe, shpëtimin e të gjitha vajzave të skenës, të cilat në vitet ’90 vazhdonin ende të sajoheshin si të mundeshin, edhe pse pa vështirësitë e tmerrshme të viteve 80, kur Eranda u shfaq si motra e Irmës, por me pamjen e ëmbël prej shkollareje me fustan blu e jakë të bardhë.


Që nga ajo kohë festivalesh e deri në kohët e klipeve, koncerteve në skena të vogla e të mëdha, spektakleve, revistave, studiove televizive, blogereve, stilistëve personale e në fund Instagramit, Eranda Libohovës nuk i ka shkarë këmba kurrë në vulgaritet e as ka mbetur tek e thjeshta e mërzitshme për hir të të qenit brenda kornizave. Ka luajtur me ngjyrat, materialet, prerjet.

Ka ndjekur modën e ka mbetur klasike. Ka veshur xixa, temina, tyle e përherë ka gjetur të mesmen e artë, në përpjesëtim rreptësisht të drejtë me pamjen vajzërore, por pa bërë kurrë 20-vjeçaren e sidomos pa reklamuar kurrë marka e çmime stratosferike veshjesh.

“E pamoshë”, do ishte etiketa që do t’i rrinte për shtat çdo veshjeje të Erandës dhe një leksion për t’u studiuar me kujdes. Ja që s’paska nevojë as për super marka e as për një djall e gjysmë që të vishesh bukur. Shija qenka çelësi, por që s’e kemi dot të gjitha. Mbase duhet ndalur ca më shpesh në profilin e Erandës, sesa nëpër blogere. Aty mund të gjesh kombinime aq të bukura e veshje gjithë dritë, si fustani i mbrëmjes së “Këngë moj” në Vizion Plus./revistawho.com