Mjafton shumë pak për t’u rehatuar e për të qenë të lumtur. Ne nuk e dimë se si e përkufizoni ju rehatinë, ama modelja Naomi Campbell, tregoi së fundmi në kopertinën e ‘Architectural Digest’ se ku i ka jetuar 20 vite nga jeta e saj.
Naomi zbuloi rezidencën e saj luksoze në Malindi në Kenya, në të cilën ka kaluar shumicën e kohës. 50-vjeçarja ka treguar se ai është vendi i preferuar në të vilin ka gjetur gjithmonë qetësinë pasi përfundonte pasarelat e modës.
Naomi ka shtuar se e ka vizituar Malindin për herë të parë në vitin 1990 dhe ka thënë se aty nuk ke dëshirë të jesh në telefon apo të gjesh televizor. “Është bukur të dëgjosh heshtjen dhe zhurmën e karkalecave”, ka përfunduar ajo./revistawho.com