• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Lajme

A ju ndihmon në të vërtetë konsumimi i drithërave të humbni peshë?

Mendohet se drithërat janë një ushqim i shëndetshëm për mëngjes. Përveç kësaj ato përzihen me qumësht, që është gjithashtu një përbërës shumë i shëndetshëm. Duke qenë se është një ushqim i lehtë për mëngjesin, a u ndihmojnë drithërat me të vërtetë për dobësim? Në një nga arsyet kryesore përse reklamohen aq shumë si mëngjesi ideal, është se këto drithëra nuk kanë shumë kalori dhe kur merren bashkë me qumështin ndiheni menjëherë të ngopur. Megjithatë këto nuk e bëjnë domosdoshmërisht këtë lloj mëngjesi të shëndetshëm. Kaloritë e ulëta, kompensohen me sasinë e lartë të sheqerit që gjendet tek drithërat. Kjo do të thotë se nuk është ideale konsumimi i drithërave për mëngjes nga ata persona që duan të humbin peshë. Madje zakonisht në të tilla raste të gjithë kanë tendencën të konsumojnë më shumë seç duhet, prandaj nëse mendoni se konsumoni mëngjes të lehtë me drithëra, duhet ta mendoni edhe njëherë tjetër. /revistawho.com