• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

A ishte dakord familja? Kristina Baki flet për fillimet e karrierës së modelingut

Kristina Baki është një nga modelet më të bukura shqiptare, e cila përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në ‘Miss World 2015’. Që në atë kohë, Kristina ka vazhduar me karrierën e saj si modele, jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë kufinjve të vendit tonë. Së fundmi, në një intervistë për ‘Pop Culture’ në ‘Top Channel’ me Dojna Memën, Kristina ka folur pak mbi temën e profesionit të saj. Ndër të tjera, ajo ka pranuar se babai i saj fillimisht nuk ka pranuar që ajo të futej në botën e modës, por në moshën 17-vjeçare kjo gjë ndryshoi. “Babi im nuk donte që unë të bëhesha modele. Kur kam mbushur 17 vjeç, tha: ‘Tani mund të shkosh për miss’. I thashë: ‘Pse tani?’, ‘Tani mendoj se je rritur mjaftueshëm dhe mund t’i ndash gjërat’, më tha”, është shprehur Kristina. Edhe pse në fillim nuk ka qenë dakord, me siguri babai është krenar për arritjet e saj./revistawho.com