• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A është Visjan Ukcenaj i pasur? Aktori tregon më shumë për jetën e tij

Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj ka qenë këtë të shtunë i ftuar në rubrikën ‘Një ditë me Dojnën’ në ‘Pop Culture’. Ai ka folur për karrierën e tij ku ka treguar se e do shumë profesionin e tij, ndonëse nuk i siguron shumë të ardhura. I pyetur nga Dojna se sa para fiton, Visjani nuk hezitoi të përgjigjet duke pohuar se nuk është i pasur.

“Me thënë të drejtën jam shumë i pasur, jam ndër njerëzit më të pasur që njoh sepse kam një djalë të shëndosh si drita, kam partneren dhe jam shumë i lumtur me familjen time. Bëj një jetë shumë normale, pasuria ime e vetme është familja, s’kam asnjë pasuri tjetër. Praktikisht nga ana monetare mund të them edhe që jam i varfër”, ka treguar ai.

Më tej Ukcenaj tregoi se nuk arrin t’i kuptojë vajzat në moshë të re, të cilat kanë makinat më të fundit dhe se kjo gjë e acaron. Kujtojmë se Visjan Ukcenaj është pjesë e kastit të aktorëve në spektaklin e përjavshëm të ‘Klanifornia’./revistawho.com

CLOSE
CLOSE