Selena Gomez duket se po shijon në maksimum muajt e nxehtë të verës pranë dy kushërirave të saj, Theresa Marie Mingus dhe Priscilla DeLeon. Vajzat janë bërë bashkë në festën e beqarisë së kësaj të fundit dhe kanë publikuar momente të ndryshme në rrjetet e tyre sociale. Ajo çfarë ka rënë në sy ka qenë forma perfekte fizike e 26-vjeçares, e cila është parë tepër e buzëqeshur. Gomez kishte veshur një palë bikini ngjyrë të kuqe, ndërsa dy të afërmet e saj kishin veshur rrobabanje në ngjyrë të bardhë dhe jeshile.
“Familja ime po martohet”-, ka shkruar Theresa në një prej postimeve të saj në ‘Instagram’, duke ngritur pikëpyetje mbi jetën private të Gomez.
Kujtojmë se kohët e fundit Selena ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për një lidhje të re të mundshme në jetën e saj private. Ajo është parë duke kaluar kohë me një mashkull gjatë udhëtimit të saj në ‘Disneyland’, megjithatë këngëtarja ka preferuar mos të flasë për këtë pjesë deri më tani./revistawho.com