• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

A është kënga e fundit e Taylor Swift një dedikim për DJ e njohur?

Taylor Swift lançoi zyrtarisht albumin e saj më të fundit dhe pas këtij moment fansat kanë nisur menjëherë ta analizojnë atë dhe këngët e realizuara. Njëra prej këngëve të këtij albumi është titulluar ‘I forget that you existed’ dhe ka ngjallur menjëherë reagime të ndryshme tek ndjekësit e Swift. Ata kanë nisur të komentojnë në rrjete sociale se kjo këngë është bërë për ish-të dashurin e saj, Calvin Harris. Ndonëse ekziston mundësia që ky tekst t’i jetë dedikuar dikujt tjetër që 29-vjeçarja ka pasur raport, fansat vazhdojnë të këmbëngulin se është për DJ e njohur, Harris.

Dyshja u njoh në muajin shkurt të 2015 dhe i dhanë fund marrëdhënies së tyre në muajin qershor të vitit 2016./revistawho.com