• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla

A është i sigurt përqafimi pas vaksinimit?

Rajev Fernando, drejtori i Divizionit të Sëmundjeve Infektive në Spitalin Stony Brook në Sauthempton, Nju Jork, thotë se nëse dy njerëz janë të vaksinuar, atëherë mund të përqafohen pa problem, pasi hulumtimet kanë treguar se rreziku i transmetimit është jashtëzakonisht i ulët. Dhe nëse jeni vaksinuar, por nuk e dini me siguri nëse personi që po përqafoni është vaksinuar, sërish ka shumë të ngjarë që ky gjest të jetë i sigurt.

“Teorikisht, virusi mund ta kolonizojë hundën pa shkaktuar sëmundje klinike, por rreziku është i ulët, dhe shansi që një person i vaksinuar të preket nga një formë serioze e sëmundjes dhe të shtrohet në spital është jashtëzakonisht i ulët”-thotë Fernando.

Ndërkohë rreziku është paksa më i lartë kur është fjala për përqafimin e fëmijëve më të vegjël që nuk janë vaksinuar, por sërish rreziku është minimal kur prindërit e tyre janë të vaksinuar. Fëmijët nuk e shfaqin Covid-19 njëlloj si të rriturit, pasi koronavirusi lidhet me receptorët ACE2 të cilët janë të bollshëm tek të rriturit, por jo tek fëmijët e vegjël.

Edhe nëse fëmijët nuk janë vaksinuar ende, nëse ata janë të rritur, rreziku i transmetimit është vërtetë i ulët. Por nëse jeni një i rritur i pa vaksinuar, atëherë përqafimi është ende i ndaluar, pasi virusi mund të transmetohet lehtësisht. Fernando thotë se në dallim nga bakteret, viruset nuk mund të jetojnë në sipërfaqe për asnjë periudhë kohe. Ata kanë nevojë për një qelizë për të mbijetuar. Kjo është arsyeja pse transmetimi i tyre ndodh përmes ajrit.