• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

A është e detyruar Kate të largohet nga shtëpia kur William të bëhet mbret?

Princi William është i destinuar që një ditë të zërë fronin duke marrë titullin mbret. Ai është i dyti në radhë për fronin mbretëror pas babait të tij Princit Charles. Për momentin ai jeton në pallatin e Kensington së bashku me Kate dhe tre fëmijët e tij, por çfarë do të ndodhë në të ardhmen nëse William bëhet mbret? Kështjella e Windsor është shtëpia në të cilën jetojnë monarkët dhe Kate me William zakonisht qëndrojnë aty gjatë fundjavës. Megjithatë kjo nuk do të thotë se çifti mbretëror janë të detyruar që në të ardhmen të shkojnë për të jetuar në kështjellën e Windsor. Një ekspert i familjes mbretërore, Eliot Wilson ka treguar për “Express” se nuk ka legjislacion që përcakton se ku duhet të jetojnë sovranët, madje dhe vetë mbretëresha Elizabeth nuk jeton atje gjatë gjithë kohës. Megjithatë eksperti ka parashikuar se Williami do të lëvizë në pallatin e Buckingham, ku ka jetuar më parë gjyshja e tij. Gjithsesi gjithçka do të zbulohet me kohën, sepse duhen ende disa vite derisa princi të marrë rolin e mbretit. /revistawho.com