• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A e mendon Fero një të ardhme me Arbenitën? Përgjigjja e reperit do ju befasojë

I ftuar në emisionin ‘Prive’mbrëmjem e sotme ishte reperi i njohur, Fero. Gjatë intervistës ai zbuloi planet e tij për karrierën por dhe për jetën e tij private. Së fundmi reperi hapi labelin e tij “Gang Gang” ku do të mirëpresë shumë artistë të rinj.

Gjatë kësaj interviste nuk mund të lihej pa përmendur dhe lidhja e tij me modelen, Arbenita Ismajli. Shpeshherë dyshja është komentuar për ndarje, ribashkime dhe vetëm sot Fero ka sqaruar njëherë e mirë se çfarë po ndodh në të vërtetë. I pyetur sesi po shkon marrëdhënia e tij Fero tha se çdo gjë po shkon shumë mirë dhe mesa duket çifti është në ditët e tyre më të mira. Gjithashtu ai bëri të ditur se të dy po mendojnë një të ardhme së bashku dhe aktualisht janë duke punuar që ajo të jetë sa më e mirë.