• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A e kopjoi Sofia Richie Kylie Jenner me veshjen e realizuar për ditëlindje?

Modelja e njohur, Sofia Richie festoi pak ditë më parë 21-vjetorin e saj dhe ajo çfarë i surprizoi të gjithë ishte dhurata që ajo mori nga partneri i saj, Scott Disick. 36-vjeçari i bleu të dashurës së tij një makinë të firmës ‘Aston Martin’ e cila klasifikohet ndër më të kushtueshmet. Përveç këtij fakti, Sofia e festoi ditëlindjen në Las Vegas, në plazhin e ‘Encore’ dhe më pas darkuan në vendin e quajtur ‘Cipriani’. Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithë ndjekësve ishte ‘look-u’ që modelja kishte zgjedhur për të festuar ditën e saj të lindjes.

Richie kishte veshur një ‘jumpsuit’ i gjithi në ngjyrë rozë, i cili shkëlqente dhe dukej si një kopje e veshjes së Kylie Jenner për ditëlindje. Fansat nuk kanë qëndruar pa e komentuar këtë detaj, i cili i ka rënë menjëherë në sy.

Nuk dihet nëse 21-vjeçarja e ka menduar këtë ngjashmëri të madhe apo është thjesht një rastësi, megjithatë vajzat janë parë shpesh kohët e fundit në shoqërinë e njëra-tjetrës në udhëtime të ndryshme, duke konfirmuar kështu raportin e tyre të mirë./revistawho.com