Duke qenë një nga çiftet më interesantë të ‘Big Brother 9’, Olsi dhe Fiorentina, vazhdojnë të bëjnë kuriozë njerëzit e të fitojnë vëmendjen e tyre herë pas here. Kështu ka ndodhur dhe së fundmi, ku Fiorentina i ka konfuzuar të gjithë me përgjigjen e saj, teksa është pyetur ‘A e do ende Olsin’. “Pyetje e vështirë kjo”- është shprehur ish-banorja, duke na bërë të mendojmë se mes saj dhe Olsit ka ndjenja akoma.