• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A do të vijë në jetë një tjetër fëmijë? Bieta Sulo flet për planet e zgjerimit të familjes

Përpara një muaji Bieta Sulo mbylli me sukses sezonin e parë si drejtuese dhe autore e programit të pasdites në ‘Top Channel’, ‘Ftesë në 5’. Ky emision theu rekorde shikueshmërie dhe sigurisht që meritat më të mëdha i takojnë Bietës që e solli në formën më të mirë. Në një intervistë për revistën ‘Class’, moderatorja është shprehur shumë e kënaqur që “Ftesë në 5” pati një sukses të tillë.

Ajo ka treguar se ka vend për përmirësime në punën e saj, të cilat do t’i rregullojë në sezonin e ardhshëm. Përveç çështjeve profesionale, në intervistën e saj Bieta ka folur gjerë e gjatë për familjen, planet për të ardhmen dhe marrëdhënien me partnerin. Ajo ka rrëfyer se bashkë me Albanin kanë dëshirë të kenë dhe një fëmijë tjetër, por nuk kanë bërë asnjë lloj plani.

Pavarësisht se kanë kaluar 2 vite nga ardhja në jetë e Kroit, Bieta ka treguar se pas lindjes së vogëlushit ka kaluar një periudhë të vështirë, por ja doli mbanë falë mbështetjes së Albanit. Gjithashtu ajo ka thënë se Dudushi e përkrah shumë në profesion dhe se rrallë ndodh që t’i bëj kritika. Ndërsa për sa i përket një martese Bieta është shprehur: “Mund ta kemi përmendur në bisedat tona, por jo që të kemi plane”. Kujtojmë se ajo dhe Albani kanë gati 15 vite që njihen bashkë dhe marrëdhënia e tyre është forcuar akoma më shumë me kalimin e kohës. /revistawho.com