• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A do të rikthehet ‘The Voice Kids’? Dojna Mema shuan kureshtjen e të gjithëve me këtë përgjigje

 

 

‘The Voice Kids’ ka qenë një nga programet më të dashur të teleshikuesve dhe këtë e ka treguar dhe interesi madh i tyre lidhur me vijueshmërinë e këtij formati.
Së fundmi, prezantuesja e sezonit të fundit të tij, Dojna Mema ka zgjedhur t’i përgjigjet një prej ndjekësve publikisht, duke shuar kështu kureshtjen e të gjithëve.
“Një prej pyetjeve që më vjen çdo ditë në mesazhe. Për këtë vit nuk do të ketë @voicealbania”, ka shkruar Mema krah postimit të fundit në ‘Instastory’, ku i është përgjigjur një prej ndjekësve nëse ky program do të rikthehet në këtë sezon televiziv.
Kujtojmë se ‘The Voice Kids’ ka prezantuar një sërë talentesh në muzikë, të cilët vazhdojnë rrugëtimin e tyre artistik edhe sot e kësaj dite./revistawho.com