• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A do të rikthehet “Shiko kush luan” në ekran? Luana Vjollca ka diçka për të thënë

“Shiko kush luan” është një nga emisionet më argëtuese të ekranit, që pa dyshim identifikohet me moderatoren e njohur, Luana Vjollca. Pas tre sezonesh të suksesshme, “Shiko kush luan” do të rikthehet edhe këtë vit në ekranin e “Top Channel”. Lajmin e ka dhënë vetë Luana e cila ka ndarë një video me pamje nga emisionet e kaluara dhe shkruan: “Kë e ka marrë malli për “Shiko kush luan”? Në postimin tjetër ajo shkruan: “Shihemi së shpejti. Natën e mirë”, duke pohuar kështu se sezoni tjetër e gjen sërish në ekran me emisionin e saj. Me siguri Luana po punon fort për të sjellë një tjetër sezon të suksesshëm dhe të shumtë janë ata që mezi po e presin.