Një nga telenovelat më të famshme turke e që ka mbajtur mijëra shikues të mbërthyer para ekranit është pa dyshim historia e ‘Ertugrul’. Por teksa të gjithë janë në pritje të fillimit të sezonit të fundit, ashtu siç dhe përflitet, të shumtë janë ata që pyesin se çdo të ndodhë me Ertugrulin, personazhin kryesor, pasi thuhet se ai do të largohet nga filmi pa mbaruar ai. Lidhur me këto thashetheme ka reaguar kompania e produksionit e cila me deklaratën e saj ka lënë të kuptohet se Ertugrul do ketë një fund të lumtur.