• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A do të ketë bashkëpunime këtë verë? Ronela zbulon planet e saj

Duket se kjo verë do të ketë vetëm projekte solo nga këngëtarja Ronela Hajati. Ajo ka zbuluar se nuk ka ndërmend të sjellë bashkëpunime këtë sezon vere.

Kështu ka treguar artistja në Prive, duke thënë se do t’i bashkojë forcat me kolegë në dimër, teksa në sezonin e nxehtë do të sjellë vetëm këngë solo.

E para do të vijë brenda këtij muaji dhe mban titullin “Aventura”. Ky projekt sipas Hajatit është më i miri ndonjëherë nga ajo për stinën e verës. Xhirimet e klipit do të fillojnë brenda këtyre ditëve.