• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

A do të jetë Luana Vjollca dhe Blend Fevziu pjesë e ‘Falco’? Bes Kallaku zbulon të vërtetën

Bes Kallaku zbuloi pak kohë më parë se së shpejti do të sillte një film komedi me titull ‘Falco’. Ai nuk ka zbuluar shumë detaje të tjera, megjithatë në media kanë qarkulluar fjalë se pjesë e kastit të aktorëve do të jenë dhe Luana Vjollca bashkë me Blendi Fevziun. Këto fjalë i ka hedhur poshtë vetë Besi në një intervistë për ‘ABC News’, ku është shprehur se ai vetë do të donte që kjo gjë të ndodhte, por nuk ishte e vërtetë. Megjithatë ai është shprehur se bashkëpunim i tij me Bleona Qeretin do të jetë i jashtëzakonshëm. “I dërgova skenarin dhe me shumë kënaqësi më tha se pranoj të jem pjesë e këtij projekti”, zbuloi Besi në lidhje me këngëtaren shqiptare. Aktori i humorit gjithashtu ka premtuar se projekti i tij i ri do të jetë një nga komeditë më të bukura që nga vitet ’90./revistawho.com