• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

A do të bjerë borë për Krishtlindje? Zbuloni parashikimin e motit

Teksa jemi në prag Krishtlindjesh, të shumtë janë ata që kanë kuriozitet për parashikimin e motit. Edhe pse këto ditë do të jenë të pranishme reshjet e shiut, parashikohet që për Krishtlindje moti të jetë me diell. “E marta sjell përmirësim të motit, duke bëre që edhe Krishtlindjet të jenë me mot të kthjellët, por do të kemi rënie të temperaturave, pasi në zonat malore do të jenë -3, -4 gradë mëngjesi dhe jo më shumë se 13-14 gradë mesdita”, u shpreh meteorologia Bani për “Tv Klan”.