• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who VIP

9 këngë dedikuar ish-të dashurve

Shumë nga romancat më të zjarrta kanë shërbyer si frymëzim për materiale vërtetë të mira muzikore. Megjithatë, po aq kanë ndikuar edhe ndarjet intensive, të cilat janë shumë të dukshme në këngët e yjeve të industrisë së muzikës. Në vazhdim do të zbulojmë 9 këngët më të famshme që u dedikohen ish të dashurve. Nëse sapo jeni ndarë dhe e gjeni veten duke ngrënë pafund akullore, mbase do t’ju shërbejë të mbani në sfond ndonjë prej këtyre këngëve.

 

miley

  1. “Wrecking Ball” është një nga këngët më të mira të Miley Cyrus, e natyrisht edhe më të suksesshmet. Këngëtarja ekstravagante, në fakt e ka shkruar këtë këngë pas ndarjes  nga partneri i saj prej katër vitesh, Liam Hemsworth. Aktori i theu zemrën këngëtares kur prishi fejesën e tyre, por Cyrus e shpërtheu të gjithë inatin duke shkatërruar mure në klipin që u gjykua për nudon e pa nevojshme të saj.

 

katy-perry-russell-brand

  1. Katy Perry ka pranuar shpesh se për këngët e saj frymëzohet nga eksperiencat vetjake, e natyrisht, ndarjet janë vërtetë burim frymëzimi. Kënga e saj “Wide Awake” e ka gjetur muzën pikërisht nga një e tillë. Katy e shkroi këtë këngë pas divorcit të saj me Russell Brand. Amerikania e famshme e pranoi se kënga fliste për ish-in e saj në një deklaratë për MTV, ku ishte shprehur se, kjo këngë ka në veçanti doza realiteti. Perry, siç duket ka dashur të shpreh nëpërmjet këngës se ndarja me Brand ishte njëlloj si të biesh nga qielli i nëntë dhe të kuptonte se nuk mund të qëndronte gjithmonë atje lart. Ajo pranon se ndarja nga aktori i njohur ishte vetëm një mësim.

 

adele

  1. Me siguri do të çuditeni, por nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Edhe një nga baladat më të mira të dekadës, “Someone Like You”e Adele, i kushtohet ish të dashurit të saj. Kënga, e cila bën pjesë në albumin me titull “21” flet për djalin misterioz me emrin Alex Sturrock, me të cilin Adele ka qenë e lidhur në moshën 19 vjeçare. Në këngë Adele i kërkon të mos e harrojë, megjithëse Alex e la për tu fejuar me një femër tjetër. Sidoqoftë, Adele është shprehur se i është dashur të shkruante për historinë e saj dy vjeçare për tu ndjerë më mirë dhe e çliruar me veten . Ajo ka shpjeguar se bëhej fjalë për një histori intensive, madje kishin planifikuar edhe martesë.

 

Rihanna and Chris Brown at the airport in Barbados. Pictured: Rihanna and Chris Brown  Ref: SPL43033  100808   Picture by:  Splash News  Splash News and Pictures Los Angeles: 310-821-2666 New York: 212-619-2666 London: 870-934-2666 photodesk@splashnews.com

  1. Që Chris Brown është dashuria e madhe e Rihannas nuk është ndonjë sekret, por edhe ndarja e tyre dramatike është mjaft e njohur për audiencën. Sidoqoftë, këngëtarja e lënduar i kushtoi këngën me titull “Cold Case Love”, nëpërmjet të cilës i thoshte Brown se ajo që ai bëri me të ishte krim.

 

pink pink

  1. Edhe rebelja Pink e ka shndërruar ndarjen e saj në këngë. Nëse po përpiqeni të kuptoni se cilën këngë, po jua thjeshtojmë punën, atë me titull “So What”, ku Pink flet për motoçiklistin Carey Hart, me të cilin ishte ndarë gjashtë muaj para publikimit të këngës. Por, kjo këngë me siguri tashmë është vetëm një kujtim komik për çiftin, pasi ata jo vetëm u rikthyen së bashku, por tashmë janë të martuar dhe prindër të Willow Sage Hart.

 

selena

  1. Nuk është aspak çudi që romantikja Selena Gomez t’i këndojë dashurisë së saj, por edhe ndarjes… Domethënë, flasim për një nga ndarjet e shumta me Justin Bieber, të cilit Selena i dedikoi këngën me titull “Love Will Remember”. Selena pranoi se kjo është kënga më personale që ka kënduar ndonjëherë, ndërsa në një nga vargjet e këngës ka shkruar, “Ti the se më doje dhe unë thashë se të doja, por çfarë ndodhi me këtë”? Pas kësaj kënge ata u përfolën se u kthyen bashkë, por tashmë janë ndarë përsëri… Megjithatë këngëtarja ende nuk e konsideron si ndarje definitive.

 

britney 3

  1. Britney Spears katranosi gjithçka me ish-partnerin e saj Justin Timberlake, të cilit u përpoq t’i kërkonte falje nëpërmjet këngës me titull “Every Time” të lançuar në vitin 2003. Por në fakt, kjo këngë ishte vetëm një përgjigje e hitit që Justin kishte publikuar një vit më parë, “Cry me a river”, dedikuar pikërisht ndarjes nga Britney. Pavarësisht pendimit të Princeshës së POP, ata nuk u rikthyen përsëri.

 

taylor_swift_harry_styles_i_knew_you_were_trouble_when_you_walked_in_one_directi

  1. Jemi të bindur që deri tani ishit duke pritur se kur do të dilte emri i Taylor Swift. Dhe në fakt, këngëtarja nuk mund t’i mungonte kësaj liste. E njohur pikërisht për këngët që iu dedikon ish të dashurve të saj, Swift ka bërë më shumë sukses me këngën “I Knew You Were Trouble”. Por, çështja është se cilit nga meshkujt që Taylor ka frekuentuar i është dedikuar kjo këngë?Flitet për anëtarin e One Direction Harry Style, megjithatë këngëtarja nuk e ka konfirmuar, e ndoshta nuk do ta zbulojmë kurrë nëse ka qenë ai telashi i Taylor.

 

taylor

  1. “We Are Never Getting Back Together” është një tjetër këngë që Taylor ia dedikon ish të dashurit, por në këtë rast nuk bëhet fjalë për Harry-n. Këngëtarja betohet e stërbetohet se nuk do të ketë më kurrë me te njëjtin person në tekstin e kësaj kënge, që siç flitej ishte për aktorin e njohur Jake Gyllenhaal. Dhe në fakt, Swift e mbajti premtimin, ata nuk u rikthyen më kurrë.

 

CLOSE
CLOSE