• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

8 udhëtime që çdo vajzë duhet t’i bëjë në jetë!

Është vërtetuar se udhëtimet të kthejnë humorin, të rrisin vetëvlersimin për veten dhe janë një përvojë e dobishme pasi në çdo udhëtim mëson diçka të re. Jetoni vetëm një herë kështu që pse mos të udhëtoni  e të shihni vende të reja sa më shumë! Në vazhdim ju sjellim udhëtimet më të dobishme (dhe argëtuese!) që një vajzë duhet të bëjë gjatë jetës së saj.

Një udhëtim Pasioni – Ju pëlqejnë kafenetë? Vizitoni Seattle. Dashuroni gatimin? Bëni një udhëtim në Itali. Dashuroni lulet? Shihni fushat e tulipanëve në Keukenhof, Hollandë.

Një udhëtim relaksues – Vendoseni qëllim të merrni pak kohë për tu çlodhur duke vizituar një destinacion të largët. Pavarësisht nëse është në një plazh apo në mal.

Një udhëtim e vetme – Të paktën një herë në jetën e saj çdo grua ka nevojë të udhëtojë e vetme. Kjo përvojë do të rrisë përgjithmonë vetëbesimin tuaj.

Një udhëtim pas në kohë – Vizitoni vendin që paraardhësit tuaj e quanin shtëpi shumë kohë më parë. Një studim në Universitetin Emory zbuloi se njerëzit që dinin më shumë për historinë e tyre familjare ishin më të aftë për të trajtuar stresin. Bisedoni me të afërmit, bëni disa hulumtime në internet që të dini saktësisht se ku të shkoni.

Një udhëtim me tren – Të udhëtosh me tren nuk të kushton shumë para dhe mund të shohësh shumë. Mund të rrini ulur, të relaksoheni dhe të shijoni një peizazh të bukur.

Një udhëtim në minutën e fundit – Vendosjani qëllim vetes që të bëni të paktën një udhëtim spontan në vitet e ardhshme. Bëni çantën gati dhe rezervoni një fluturim nga shtëpia. Mos planifikoni asgjë për këtë aventurë, vetëm shihni se ku ju çon udhëtimi!

Një udhëtim mikeshash – Koha me miqtë tuaj më të mirë është shumë e rëndësishme për lumturinë dhe shëndetin tuaj, prandaj edhe ky udhëtim është i domosdoshëm.

Një udhëtim aktiv – Ushtrimet janë një pjesë e rëndësishme për të qëndruar të shëndetshëm dhe në formë të mirë fizike prandaj planifikoni një udhëtim ku duhet të ecni, notoni apo të vini trupin në lëvizje.