Pas zërave që kanë qarkulluar në rrjet, Arbenita Ismajli ka konfirmuar shtatzëninë e saj.
Modelja ka publikuar vetëm pak minuta më parë disa foto e veshur me fustan të kuq në makinë, ku duket barku i rrumbullakosur.
“8 muajsh shtatzënë”, ka shkruar Arbenita krah fotove ku shfaqet mjaft në formë.
Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi e duket se në vetëm pak javë Arbenita dhe Fero do të bëhen prindër për herë të parë me një fëmijë, gjininë e të cilit nuk e kanë zbuluar ende./revistawho.com