• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

7 VIP-at shqiptarë që thyen karantinën dhe e pranuan publikisht

Prej dy muajsh të gjithë po jetojnë një realitet ndryshe, për shkak të Covid-19. Disa kanë arritur të përshtaten me këtë realitet duke u vetëkarantinuar e duke ndjekur rregullat, ndërsa të tjerë edhe i kanë thyer këto rregulla ndonjëherë. Mes tyre ka edhe personazhe të famshëm shqiptarë të cilët e kanë pranuar vetë këtë.

Tayna – Reperja pak ditë më parë theu karantinën dhe u nis në një udhëtim në Zvicër. Këtë e zbuloi vetë Tayna me postimet e saj në Instagram. Më vonë u mësua se reperja ka shkuar në Zvicër për xhirimet e klipit të saj të ri që pritet të publikohet së shpejti.

Shkëlzen Jetishi – Këngëtari i mirënjohur tregoi se e ka thyer karantinën pasi është mërzitur duke qëndruar në shtëpi dhe ka dalë xhiro në një park. “Ishte dita e tretë që ishte kërkuar izolimi i detyrueshëm por nuk e morëm shumë seriozisht situatën. Me thënë të drejtën një ditë e kam thyer karantinën pasi nuk qëndrova më në shtëpi, por sapo u ktheva nga shtëpia më erdhi policia dhe më tha që më kishin parë diku me makinë. Më pas ata më thanë që është e ndaluar dhe që prej asaj dite nuk kam dalë asnjëherë”- tregoi Shkëlzeni.

Hueyda El Saied – Artistja e cila jeton në Luksemburg, me postimin e fundit ka pranuar se e ka thyer ndonjëherë karantinën duke dalë fshehtas. Ajo postoi një video ku tregoi se tani që karantina në Luksemburg ka mbaruar, asaj nuk i pëlqen të dalë më. “E dala nuk ka më lezet, më pëlqente kur dilja si klandestine, me frikën se do të më ndalonte policia”-u shpreh Hueyda.

Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi – Dy aktorët shumë të dashur për publikun shqiptar pak kohë më parë dolën nga karantina dhe u takuan për të shijuar një kafe në shoqërinë e njëri-tjetrit. “Krah fotos që postoi në rrjete social Derhemi shkruante me humor: “I thashë do më dënojne mua. E njoh unë atë që jep urdhëra tha”.

Sasa Hoda – Gazetarja nga Kosova tregoi në intervistën e saj të fundit se e ka thyer karantinën dhe ka dalë për ecje. “Kam thyer rregullin dhe kam dalë për ecje, sepse më bën mirë për shëndetin. Bëj rreze dielli në oborr, kështu më ka kaluar karantina”-u shpreh Sasa.

Robert Berisha – Këngëtari shumë i komentuar gjatë një intervistë zbuloi se edhe ai i ka thyer rregullat teksa ishte karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. “Kur janë futur të tjerët në dhomë aty tek unë, i kemi thyer rregullat sepse nuk lejohej grumbullimi në dhomë. Të nesërmen kanë ardhur Policia dhe i kanë konfiskuar instrumentet sepse nuk lejohet që të mbahen koncerte”- tregoi Roberti.

Rita Ora – Këngëtarja shqiptare më famë botërore i revoltoi britanikët pak kohë më parë pasi theu karantinën. Mediat britanike raportuan se Rita dhe miqtë e saj kishin përdorur dronë për të ndjekur banorët e zonës. Gjithashtu thuhej se Rita është përzënë nga një fermer pasi ajo kishte hyrë në tokë private./revistawho.com