Migrena është një sëmundje shumë e rëndë për të gjithë ata që e kalojnë. Kjo është një sëmundje që lidhet ngushtë me funksionin e trurit dhe zakonisht zgjat nga 4 orë deri në tre ditë. Nëse ende nuk i keni të qarta simptomat e saj ne po ju tregojmë më poshtë disa prej tyre.
1- Dhimbje vetëm në një anë të kokës.
2- Ndiheni të humbur gjatë gjithë kohës.
3- Nuk duroni dot ngjyrat ose dritat e forta.
4- Ndjeheni të dobët dhe keni ndjesi sikur ju ‘shpon’ koka.
5- Keni përzierje në stomak.
6- Edhe nëse dhimbja e kokës është larguar ju përsëri ndiheni të lodhur.
7- Hunda juaj qëndron e mpirë./revistawho.com