Ngjyra metalike është kthyer përsëri në modë këtë sezon. Të përfshish ngjyrën metal në veshjen tënde është mënyra e duhur për të tërhequr vëmendjen. Taka metalike, bluza, thonj apo buzë metalike duken bukur kur kombinohen me ngjyra neutrale. Besojeni apo jo, ngjyra metal shkon me çdo veshje. Ne kemi vathë dhe varëse me këtë ngjyrë por ka diçka më stil dhe trendi: këpucët! Këpucët metalike duken bukur kur kombinohen me ngjyra neutrale. Zgjidhni një ngjyrë metalike duke e përshtatur me ngjyrën e lëkurës suaj. Nëse keni lëkurë të çelët zgjidhni ngjyrën argjend. Nëse keni lëkurë të errët, ngjyra prej ari duket perfekte për ju.
Bizhu në ngjyrë metal.
Disa këshilla si të vini bizhutë metalike: Shmangni tepricat. Mos vendosni një varëse të madhe metalike dhe vathë në të njëjtën kohë.
Aksesorët metalikë shkojnë me makeup të errët.
Mos vishni aksesorë metalik me fustane në ngjyrë të çelët sepse do prishni pamjen.
Veshje me elemente metali
Këto veshje duken pak të guximshme por kur kombinohen me ngjyra neutrale ju do dukeni absolutisht e mrekullueshme.
Makeup
Buzët: Nëse nuk guxoni të vendosni një buzëkuq ngjyrë ari apo argjend, një buzëkuq me ngjyrë perlë ose ngjyra klasike me shkëlqyes metali do t’ju bëjnë të dukeni hyjnore.
Sytë: Përdorni pluhur për sytë ngjyrë metali vetëm në darkë.
Manikyr ngjyrë metali
Ngjyra flokëve metali
Më në fund një ide për vajzat e guximshme, ngjyrë flokësh metali. Shkëlqen, origjinale dhe tërheqëse.