• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

6 ushqimet që do iu sjellin fat këtë vit që vjen

Besoni apo jo në besëtytni këto ushqime përveçse sjellin fat janë shumë të shëndetshme. Pse të mos i përfshini në darkën tuaj të fundvitit?

Rrushi
Përdoreni rrushin në ndonjë ëmbëlsirë ose diçka tjetër. Ose hani 12 kokrra rrushi në mesnatë.

Ushqimet në formë unaze
Për të pasur një vit të plotë dhe të mbarë hani në mëngjes ushqime në formë unaze. Qofshin ato petulla apo diçka tjetër.


Shega
Përplase një shegë në tokë, sa më shumë fara të përhapen aq më shumë fat dhe të mira do ju ndjekin në vitin pasardhës.


Peshku
Të gatuash një peshk të tërë në drekë është perfekte sepse peshku është simbol i prosperitetit dhe progresit.

Perimet jeshile
Janë simbol i të pasurit lekë për vitin e ardhshëm. Prandaj miksojini dhe jini të lumtur me para vitin e ardhshëm.

Keku
Gatuaj kekun e preferuar me një monedhë brenda dhe ai që gjen monedhën do të jetë personi më me fat për vitin që vjen.