6 benefitet e përdorimit të uthullës së mollës
Uthulla e mollës gjendet në çdo shtëpi dhe për shumë shekuj ajo është përdorur në kuzhinë e jo vetëm. Ajo është përdorur edhe si medikament popullor. Megjithatë shkenca ka nevojë për studime të mëtejshme për ta kthyer atë si një medikament alternativ. Më poshtë ju zbulojmë disa nga benefitet që uthulla e mollës jep.
1- Vret bakteriet.
Tradicionalisht ajo është përdorur si disinfektant duke trajtuar si për shembull infeksionet në vesh. Uthulla e mollës është përdorur për shumë shekuj edhe si pastrues i plagëve.
2- Mund të menaxhojë diabetin.
Tipi i dytë i diabetit karakterizohet nga niveli i lartë i sheqerit në gjak i shkaktuar nga mungesa apo paaftësia e trupit për të prodhuar insulinë. Në një studim ku morën pjesë 5 individë të cilët kishin konsumuar 50 gram bukë të bardhë, u zbulua se pas përdorimit të uthullës së mollës niveli i sheqerit në gjak ra me rreth 31.4 %.
3- Mund të ndihmojë të humbisni peshë.
Nëse përdorni uthullë molle në vaktin tuaj ajo do ju shtojë ndjesinë e ngopjes duke ju bërë kështu që të ushqeheni në sasi të pakta.
4- Përmirëson shëndetin e zemrës tek kafshët.
Disa studiues ushqyen minjt e laboratorit me uthull molle dhe dolën në rezultatin se ajo ul presionin e gjakut i cili është një faktor kryesor në shëndetin e zemrës. Megjithatë nuk ka ende prova evidente se uthulla e mollës mund të ketë të njëjtin efekt në zemrën e një njeriu.
Burimi: Healthline