• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

6 mënyra si të falenderojmë “BOSS-in” tonë me rastin e Krishtlindjeve

Dhjetori në zyrë mund të jetë kohë e kaluar bukur duke bërë çmenduri dhe surpriza për të kënaqur të tjerët.
Nëse jeni me fat dhe keni menaxher të shkelqyer mos humbisni mundësinë që në këtë prag festash ti tregoni vlerësimin tuaj. Gjesti i duhur mund të bëjë ta mbajë mend gjatë.
6 themelues nga Këshilli i Ndërmarrësve të Rinj (YEC) ndajnë dhuratat më të paharrueshme që kanë marrë ndonjëherë nga anëtarët e ekipit të tyre.
1-Krijoni një libër.
Do Nevogt, punonjësit e mi u bashkuan të gjithe dhe krijuan një libër shënimesh aty kishin shkruar fjalët që une iu kisha thënë por që tek ata kishte ndikuar pozitivisht. Unë e ruaj atë libër si një nga kujtimet e mia më të bukura.
2-Tregoni përkushtimin tuaj.
Matt Doyle, Ndërtuesit e Excel-it, shpesh dëgjojmë se në periudhën e festave punonjësit dembelosen dhe gjithmonë janë në kërkim të arsyes për të marrë një ditë pushim. Punonjësit e mi janë në punë në cdo ditë të vitit duke mos kërkuar asnjë ditë pushimi. Ata më bëjnë të kuptoj se jam me fat që i kam në ekip.
3-Bëjini një dhuratë të vecantë
Duran Inci, Optimum7, para 4 vjetësh kam punësuar një programues i cili vinte nga Kuba. Një vit më parë ai shkoi të vizitonte familjen e tij dhe kur u kthye erdhi me një dhuratë të cilën e kishte menduar vetëm për mua. Një kuti të Cihiba Cigars dhe një shishe të Havana Club Dark Rum dhurata perfekte.
4-Gatuani për ekipin tuaj
Nanxi Liu, Enplug, kam pasur një antar të ekipit tim i cili gatoi dhe na i solli në zyrë si një surprizë, është një dhuratë shumë e bukur sidomos kur gatimi frymëzohet nga preferencat e secilit antar.
5-Shkruani një gjë të ogël në dorë
Peter Sena, një shënim i shkurtër në dorë ku shkruan dicka të vogël që mbase nuk është vënë re ,kur shefi ta shohë ka për tu kënaqur sepse tregoni që ju jeni duke e degjuar me vemëndje.
6-Dekoroni zyrën
Engelo Rumora, në shumicën e ditëve une jam i pari dhe i fundit që shoh zyrën, por atë ditë ishte ndryshe, ekipi im kishte mbërritur para meje dhe kishte zbukuruar kompaninë me drritat e Krishtlindjeve me ngjyrat e kompanisë sonë.