Ju duhet të ndiqni disa këshilla për të mos i sforcuar edhe më shumë sytë tuaj, tashmë delikatë. Më poshtë renditen gjashtë këshilla se si t’i mbroni sytë tuaj sa më parë:
Praktikojini
Menjëherë sa t’ju krijohet mundësia, shikoni ngadalë përreth: lart, poshtë, ndiqni me shikim një koleg që kalon përballë jush, rrotulloni qepallat e syve në krahun orar dhe kundërorar. Bëjini këto ushtrime sa herë ta ndieni të nevojshme dhe mos e vrisni mendjen nëse dukeni qesharakë përpara kolegëve. Herët a vonë do ta kuptojnë nevojën e atyre shikimeve dhe do t’ju imitojnë.
Përqendrojini
Një truk tjetër për të mos i lodhur sytë është ai që t’i përqendroni tek objekte të ndryshme apo persona me distanca të ndryshme. Ndërkohë që shihni kolegun që kalon përballë tavolinës suaj, fiksoni edhe atë që është mbrapa tij.
Rregulloni ndriçimin e ekranit të kompjuterit
Ndriçimi i shumtë i kompjuterit mund të bezdisë sidomos ata që kanë sytë me ngjyrë dhe e kundërta, pak dritë mund t’i lodhë ata që kanë sytë e errët. Këta persona, duke u përpjekur për të shikuar më qartë, do t’i sforcojnë sytë akoma edhe më shumë.
Kërkoni ndihmë në ueb, informohuni nga aty
Ekzistojnë programe për kompjuter që rregullojnë alternimin e shikimit mbi ekran dhe të pushimit të syve në tavolinë. Por si? Cilët janë? Softuerët si Easy Relax ose Eye Defender vënë në gatishmëri kompjuterin çdo herë që është e nevojshme: në dritaren e funksionalitetit zgjidhen minutat e punës dhe ato të pushimit të preferuara, kompjuteri do të bëjë gjithçka vetë. Këto programe mund të shkarkohen lehtësisht nga interneti.
Mbrojini vazhdimisht sytë
Nëse shefi ju ulëret për shkak të shumë pushimeve që bëni për të ruajtur shëndetin e syve tuaj, kujtoji se kjo gjë është shumë e rëndësishme për ju. Madje, për shembull, në Itali ekziston një ligj në Dekretin Legjislativ nr. 626/94, neni. 54, paragrafi 3 (“Puna në ekran”) ku theksohet se “punonjësi […] ka të drejtë për një pushim pesëmbëdhjetë minuta çdo dy orë.
Shëndeti i syve: ushqyerja korrekte
Të kujdeseni për shikimin tuaj është shumë e rëndësishme, sidomos për të parandaluar përkeqësimin ose shfaqjen e defekteve vizuale. Edhe ushqyerja vjen në ndihmë për ata që kalojnë shumë kohë përpara kompjuterit: vitaminat, mineralet dhe jeta e shëndetshme në natyrë luftojnë rreziqet që mund të përballin sytë. Por kujdes gjatë sezonit të verës. Nuk duhet të nënvlerësoni rëndësinë e syzeve të diellit me lente mbrojtëse. Rrezet UV kontribuojnë për të përkeqësuar shëndetin e syve./GSh/