• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

6 gishta në një këmbë, fansat kapin detajin që zbulon hapur se Kim Kardashian përdor ‘photoshop’

Ditën e djeshme Kim Kardashian publikoi një foto për promovimin e parfumit të ri në bashkëpunim me motrën e saj, Kylie Jenner. Ashtu si çdo herë tjetër vajzat e familjes më të famshme shfaqeshin mjaft të kuruara me një trupore që nxirrte në pah njërën nga këmbët. Pavarësisht se në fotografi gjithçka duket në rregull, fansat kanë kapur një detaj që nxjerr zbuluar se Kim ka përdorur ‘photoshop’. Tek këmba e saj e majtë duket qartë se ajo ka 6 gishta dhe ndjekësit kanë nxituar t’ja vënë këtë gjë në dukje.

“Më duket mua apo Kim ka 6 gishta? Ju lutem ta shpjegojë dikush. Jam shumë konfuze, i kam numëruar shumë herë”, ka komentuar dikush. Pavarësisht se Kim nuk reagoi në lidhje me këtë çështje, shumica mendojnë se ky është sërish një dështim në përdorimin e ‘photoshop-it’. Kjo nuk është hera e parë që Kim Kardashian përballet me këto kritika, por siç duket ajo e përdorë si një lloj taktike që njerëzit të diskutojnë gjithmonë për të. /revistawho.com