Femrat japoneze konsiderohen femrat më të bukura dhe më elegante në botë. Në moshën 30-vjeçare, ato duken si 18 vjeç, në moshën 40-vjeçare si 25 dhe jetojnë shumë gjatë. Sekreti qëndron tek ushqimi. Këto janë 6 zakonet në dietën e femrave japoneze.
1.Ato kanë një dietë të balancuar. Nuk është e vërtetë që japonezët hanë vetëm sushi, por dieta e tyre është e larmishme. Ata hanë gjithashtu peshk, perime, oriz, fruta dhe çaj jeshil. Gjatë dimrit japonezët hanë mish, peshk dhe supë, ndërsa në verë ata preferojnë supë të ftohtë, fruta deti dhe sallata.
2.Mënyra e gatimit. Tradicionalisht japonezët e gatuajnë ushqimin e tyre në një tigan special me shumë pak vaj. Avantazhi është se ushqimi i ruan kaloritë. Gratë japoneze janë shumë të kujdesshme me erëzat duke u kujdesur për stomakun apo veshkat.
3.Kultura e të ngrënit. Japonezët hanë avash dhe nuk e mbushin gojën plot. Ato rrallëherë e dekorojnë pjatën dhe nuk vendosin pjata të ndryshme në tavolinë.
4.Oriz në vend të bukës. Orizi është pjesë e rëndësishme e çdo vakti dhe gatuhet pa kripe dhe pa gjalp.
5.Vakti më i rëndësishëm i ditës është mëngjesi. Mëngjesi përfshin peshk, oriz, omëletë, supë, leshterik deti të ngrënshme dhe çaj.
6.Japonezët nuk hanë shumë ëmbëlsira. Ata nuk hanë kek. Madje edhe akulloren e bëjnë me oriz e cila quhet mochi.