• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Who Serial

6 arsye pse “Bixhoz me dashurinë” është një serial i paharrueshëm

Prej më shumë se një viti seriali “Bixhoz me dashurinë” po transmetohet në Shqipëri dhe vazhdon të jetë një nga serialet më të ndjekur. Historia e familjes Oberoi i ka mbërthyer para ekranit të gjithë shqiptarët ndërsa këtë muaj në Indi këtij seriali i erdhi fundi. Për këtë arsye “revistawho.com” mendoi t’ju tregonte sot disa arsye pse ky serial është i paharrueshëm. 1.Kimia e Shivait dhe Anikës Në fillim nisi me urrejtje por sot Anika dhe Shivai janë një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku. Çastet e tyre romantike apo momentet ku i shprehin dashurinë njëri-tjetrit e kanë bërë këtë çift më të preferuarin e serialit. Ndonëse në serial janë edhe dy çifte të tjerë, Om dhe Gori, Rudra dhe Bavja, përsëri historia e Anikës dhe Shivait ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut. 2.Ky serial ka thyer stereotipet “Bixhoz me dashurinë ka thyer shumë stereotipe të kulturës indiane. Femrat në këtë serial kanë treguar që janë të forta në karakter ashtu si edhe meshkujt. Gjithashtu meshkujt biznesmenë të familjes nuk e kanë pasur problem të gatuajnë në kuzhinë ndryshe nga sa kemi parë në serialet e tjerë. 3.Veshja e femrave Me siguri e keni vënë re që në çdo serial indian femrat vishen me kostumet tradicionale por në “Bixhoz me dashurinë” kjo nuk ka ndodhur. Anikën e kemi parë të veshur me xhinse, bluzë e shapka, si një vajzë normale. Po ashtu edhe Zvetlanën, Tian, Somian e shumë aktore të tjera, ndërkohë që veshjet tradicionale janë përdorur vetëm në rastet e riteve apo ceremonive. 4.Në këtë serial i është dhënë rëndësi edhe shëndetit Ndryshe nga serialet e mëparshme indiane të transmetuara në Shqipëri, në këtë serial i është dhënë vëmendje edhe shëndetit. Në disa episode është shfaqur sesi Shivai ka ndihmuar Omin të kalonte varësinë ndaj drogës. Gjithashtu edhe halla e Omit vuante nga sëmundje mendore dhe më pas u shtrua në spital psikiatrik. 5.Mistere të shumta Që prej episodit të parë e deri më tani në serial janë zhvilluar ngjarje me mistere të shumta, një ndër to ishte maska e Zvetlanës e cila përdor fytyrën e një personi tjetër për të arritur qëllimet e saj të liga. Këtë rast nuk e kemi ndeshur në asnjë serial tjetër. 6.Ky serial ju ka bërë të qeshni Në çdo serial indian të transmetuar në Shqipëri ka pasur shumë dramë e lot por tek ky edhe keni qeshur me shakatë e Rudrës, të folurën qesharake të Anikës apo batutat që personazhet kanë bërë me njëri-tjetrin./revistawho.com