• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

6 arsye pse lëkura juaj ka nevojë për vitaminë C

Vitamina C mban fronin e ushqyesve më të nevojshëm për organizmin, imunitetin por edhe shëndetin e paraqitjen e lëkurës.

Kjo vitaminë, shërben si anktioksidant dhe i jep lëkurës bardhësinë dhe shkëlqimin rinor e të shëndetshëm, thonë dermatologët.

Ajo përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe zbeh shenjat e para të plakjes apo të ekspozimit të tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë.

Kjo është arsyeja kryesore përse vitamina C duhet të jetë patjetër pjesë e regjimit tuaj të bukurisë dhe kujdesit për lëkurën.

Në industrinë kozmetike, vitamina C njihet si acidi L-Ascorbic dhe është shumë e fuqishme si koncentrat që aplikohet direkt në lëkurë.

Serumet Me Vitaminë C

Serumet me vitaminë C duhet të jenë pjesë e rutinës suaj nëse dëshironi të mirëmbani dhe ushqeni lëkurën.

Këto serume, në varësi të përmbajtjes së acidit L-ascorbic ofrojnë shumë përfitime.

Rrudhat

Vitamina C është ajo që ju duhet nëse në fytyrën tuaj kanë dalë rrudhat apo edhe shenjat e para të moshës.

Studimet kanë tregur se aplikim i vitaminës C në lëkurë në formë e një serumi ju mbron nga dëmet e shkaktuara prej diellit, rigjeneron lëkurën dhe neutralizon radikalet e lira.

Gjallëria

Ekspozimi afat-gjatë ndaj rrezeve ultravjollcë shkakton shumë probleme në lëkurë.

Aplikimi çdo ditë i një serumi me vitaminë C e mbron lëkurën dhe i jep gjallëri asaj.

Studimet konfirmojnë se në vetëm tre muaj aplikimi të rregullt të kësaj vitamine, lëkura është plot jetë, me një teksturë të mrekullueshme, pa njolla, pa skuqje dhe paraqitje rinore.

Hidratimi

Lëkura ka përgjithësisht shumë etje dhe domosdoshmërisht vëmendje.

Ajo përbëhet nga 64 përqind ujë dhe ka nevojë të hidratohet.

Për këtë ju shërben vitamina C e cila e hidraton lëkurën dhe pengon tharjen apo yndyrosjen e tepërt të saj.

Elasticiteti

Vitamina C si serum nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë.

Kjo proteinë është përgjegjëse për lëkurën e mbledhur, elastike dhe të shëndetshme.

Duke qenë se trupi prodhon gjithnjë e më pak kolagjen, kjo vitaminë është e domosdoshme për të ngadalësuar plakjen.

Inflamacioni Dhe Hiperpigmentimi

Nëse lëkura juaj ka tendencën të skuqet, të irritohet dhe të mbushet me puçra, gjasat janë që keni të bëni me inflamacion, infeksion apo reagim imunitar.

Cilido qoftë shkaku, vitamina C, zbeh dhe zbut simptomat e inflamacionit në lëkurë.

Hiperpigmentimi nga ana tjetër ndodh kur trupi prodhon shumë melaninë dhe pëson luhatje në njëtrajtshmërinë e ngjyrës.

Vitamina C mundëson që lëkura të ketë një ton të njëtrajtshëm.

Si Ta Përdorni Serumin e Vitaminës C.

Në formën e serumit, vitamina C përthithet shumë mirë nga lëkura.

Serumi duhet të bëhet pjesë e rutinës suaj të mëngjesit sepse do ju mbrojë nga radikalet e lira gjatë ditës.

Fytyra duhet larë mirë në mëngjes, më pas duhet të aplikoni tonikun dhe më pas serumin me vitaminë C.

Pas aplikimit të serumit, duhet të vendosni kremin ushqyes në fytyrë dhe në fund kremin kundër diellit./AgroWeb.org