Kjo është pyetja që ngrejmë, nga momenti kur në faqen e Bora Zemanit e gjithandej pamë rekordin e ri që ka arritur ‘Përputhen’, plot 500 milionë klikime në YouTube. Sipas faqes zyrtare të emisionit dhe ‘Top Channel’, që prej kohës kur programi nisi transmetimit, në shtator të 2020-ës e deri në momentin që flasim, duke llogaritur të gjitha puntatat e ‘Përputhen’, përfshirë ‘+40’ dhe ‘Prime’ është arritur kjo shifër. E thënë më thjeshtë, janë mbledhur të gjitha shifrat e çdo episodi të publikuar në YouTube nga programi dhe shifra që ka dalë në fund është ajo që përmendëm më lart. Kjo është llogjika e shikueshëmrisë që ndiqet për të nxjerrë këto lajme, por nuk jemi të sigurt nëse këta grafikë shikueshmërie janë kaq të saktë sa thuhet.
Megjithatë lajmi është përhapur gjithandej dhe mesa duket, çdo ditë e më shumë po vërtetohet fakti që programi është ndjekur shumë, megjithëse shifrat janë deri diku të pabesueshme. Paska edhe ndjekës besnikë që kthehen edhe rikthehen tek puntatat, e kjo ka garantuar suksesin, bashkë me persoanzhet që po hyjnë në program e po marrin famë. Kur dalin kanë mijëra ndjekës dhe devijojnë në rrugën e muzikës ose biznesit, por asgjë nga këto nuk ka rëndësi, veç shifrave./revistawho.com