Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela ishin të ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” tek “E diela shqiptare”, ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë që nisi në Hollandë.
Aurela tregoi se ata për 5-6 vjet kishin qëndruar miq e më pas natyrshëm erdhi edhe momenti kur kuptuan se kishin rënë në dashuri e që ndodhi në vit të dytë të universitetit.
“Ne ishim 18-19 vjeç, kishim jetuar me mamin dhe babin edhe shkuam në një vend, krejt ndryshe duhet të përshtateshim me vendin e ri, kulturën e re dhe duhet të kujdeseshim për veten tonë”-tha Aurela.
Ndërsa Basha tregoi: “Të shkosh atje, 19 vjeç e para gjë që mbaj mend, ishte befasia, unë shkova si dikush që nuk kishte skuqur ndonjëherë vezë dhe papritur duhet të kujdesesha vetë për gjithçka. Duhet të administroja një buxhet që ishte bursa, të blija ushqimet, gjërat e përditshme, ndonjëherë bënim një farë skedule që duhet të gatuanim për të gjithë shtëpinë dhe papritur duhet të ndërtosh një regjim të përditshëm ku nuk ke ndihmën e nënëns, e babait, je vetëm dhe duhet t’ja marrësh dorën.
Dikush që s’ka skuqur ndonjëherë vezë, duhet të bëje spagheti me ton dhe me qepë për të gjithë shtëpinë, që ishte një nga përgatitjet më buxhetore për studentët. Ajo që na lidhi ishte që duke u gjendur në një ambient ku ishim të pavarur, u lidhëm, u afruam më shumë me njëri-tjetrin, shkëmbenim përvojat për të përballuar këtë pavarësi që na bëri më të fortë dhe të gatshëm për t’u përballur me ato sfidat e jetës rinore por nga ana tjetër edhe na afroi më shumë dhe filluam të zbulonim gjëra që ndoshta nuk i dinim”