• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë

5 vendet e mistershme ku është e ndaluar të shkelësh dhe arsyet pse 

Vendet më interesante në botë janë shpesh edhe ato më të largëtat. Por pak, shumë pak prej tyre janë rreptësisht të ndaluar të shkelen. BBC ka përpiluar një listë me destinacionet që asnjë udhëtar do t’i arrijë kurrë. Nga depo globale e farërave të vendosura në arqipelagun e Svalbard, Norvegji, në Arkivin Sekret të Vatikanit, duke kaluar një ishull të vogël të Haëaii apo e famshmja “Zona 51” ne Nevada. Ja cilat janë këto vende të mistershme dhe arsyeja pse askush (ose pothuajse) nuk do të vendosë ndonjëherë këmbë në to.

182735191-f8e0bef1-7b9e-4bc9-843b-9b3b63976abe

 

Svalbard Vault Global Seed

Ndodhet 1.300 kilometra nga Poli i Veriut dhe është një depo farërash në brendësi të një mali. E ndërtuar në vitin 2008, ajo përmban 250 milionë fara, që do të përdoren vetëm në rast nevoje ekstreme. Të vetmit me qasje në këtë vend janë studiuesit.

ishulli

Ni’ihau Island

Ni’ihau, një parajsë e vërtetë në Tokë është një ishull i vendosur në arqipelagun e Havait. Aty jeton 130 banorë dhe të gjithë kanë lindur të gjithë në ishull. Që nga viti 1863 ishulli i takon një familjeje të cilët kishin në pronësi plantacione dhe që nga 1915 ata e kanë ndaluar qasjen në të nga njerëzit jashtë.

183308134-ef2599b5-eb5a-4942-a5aa-b76ee01fe442

RAF Menwith Hill

Është një bazë ushtarake të Forcave Ajrore Mbretërore dhe është e vendosur në Angli, në North Yorkshire. E ndërtuar në vitin 1954, ajo kishte funksionin të përgjojë komunikimet sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë. Sipas BBC, askush nuk e di me siguri se për çfarë përdoret baza sot, por me sa duket heton mbi terrorizmin ndërkombëtar dhe trafikun e drogës.

51

Area 51 (Zona 51)

Është e vendosur në Nevada, pak më shumë se 120 kilometra nga Las Vegas dhe është pjesë e një zone të madhe ushtarake. Gjithmonë ka pasur teori ë të ndryshme në lidhje me eksperimente të fshehta të kryera nga CIA në të. Kjo e fundit në një deklaratë të këtyre kohëve tha se në këtë zonë janë testuar dhe ndërtuar projekte sekrete avionëve.

papa

Arkivi sekret i Vatikanit

Tridhjetë e pesë mijë vëllime. Kaq janë librat në arkivin e fshehtë të Selisë së Shenjtë që përmban dokumentet e të gjithë papëve nga shekulli i tetë deri në ditët e sotme dhe konsiderohen si pronë e Kreut të Vatikanit.