• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Jetë, Këshilla, Lajme

5 ushqimet që shkaktojnë yndyrën e tepërt të flokëve, 3 ushqime që mund ta ndalojnë atë

Nëse kemi probleme me yndyrën e flokëve përfundojmë gjithmonë duke përdorur shampo të veçanta, i fshehim me një bisht ose thjesht i lajmë shumë shpesh. Ka disa metoda të tjera si mund ta heqim qafe këtë problem. Disa ushqime ndikojnë negativisht, e disa të tjera na ndihmojnë të shpëtojmë nga yndyra.

  1. Sheqeri

Hormonet në trupin tonë kontrollojnë çdo proçes që ndodh. Prandaj është e rëndësishme t’i mbajmë në balancë. Sheqeri nuk është një produkt që nuk ndihmon shumë, në fakt ajo krijon një mosbalancim midis hormone duke sjellë nivel të lartë të sheqerit në gjak e më pas duke çuar në nivele më të larta prodhimin e yndyrës.

  1. Karbohidratet e rafinuara

Karbohidratet ndahen në dy grupe: karbohidrate të mira dhe të këqija. Ato të rafinuarat futen në grupin e dytë. Buka e bardhë që përmban këto karbohidrate është më e butë dhe e fryrë. Gjëja më e keqe e kësaj është se ato mbingarkojnë trupat tanë në proçesimin e yndyrës, duke sjellë kështu flokë të yndyrshëm.

  1. Bulmeti

Mund t’ju duket e çuditshme, por produktet e bulmetit ndikojnë shumë në yndyrën e flokëve. Duke qenë se këto produkte përmbajnë në vetvete yndyrë, ndikojnë menjëherë në krijimin e akneve dhe yndyrës së flokëve. Nëse pini një gotë të ngrohtë qumështi mbasdite mund të keni nevojë për një dush të nesërmen në mëngjes.

  1. Kripa

Përdorimi i shumtë i kripës çon në ënjtje, krijimin e qeseve poshtë syve apo dehidratim. Ky i fundit sjell prodhimin e yndyrës në mungesë të ujit. Kjo sjellë flokë të yndyrshëm. Duhet t’i kushtoni vëmendje përdorimit të patatinave, ushqimeve me shumë kripë etj.

  1. Ushqime të skuqura

Çdo ushqim i skuqur ndikon në lëkurën tonë. Duke qenë se përmbajnë shumë yndyrë vetë, bëjnë që skalpi dhe lëkura të jetë shumë e yndyrshme. Nëse hani një hamburger, flokët tuaj do kthehen në një kaos të vërtetë me yndyrë në mëngjes.

Ushqimet që ndikojnë pozitivisht në yndyrën e tepërt të flokëve.

  1. Ushqimet që kanë vitaminë B dhe E

Vitamina B dhe E janë më të rëndësishmet për trupin tonë. Jo vetëm që ndikojnë në rritjen e flokëve, por dhe eleminimin e yndyrës ekstra.

  1. Ushqime të pasura me zink

Trupi ynë nuk ka shumë përbërje zinku, por fatmirësisht mund ta merrni atë nëpërmjet ushqimeve pasi ju ndihmon në normalizimin e yndyrës.

  1. “Yndyrat e shëndetshme”

Nuk duhet t’i ndërpreni plotësisht yndyrat, por mund të filloni të konsumoni ato të shëndetshmet, si përshembull bajame, yndyrën e perimeve apo lloje të ndryshëm peshqish./revistawho.com