• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

5 trajtimet e panjohura që duhet t’i provoni sa më parë nëse vuani nga rrathët e errët nën sy

Pas rrathëve të errët nën sytë mund të fshihen shumë arsye, nga më shqetësueset, ato që lidhen me shëndetin e deri tek arsyet si mungesa e gjumit, stresi lodhja etj. Lexoni në këtë link shenjat paralajmeruese të sëmundjeve që mund t’i kuptoni përmes syve.
Nëse rrathët e errët nuk janë të trashëguara gjenetikisht apo pasojë e sëmundjeve si prsh anemia, të jeni të sigurtë që metodat e mëposhtme natyrale do të zbehin pamjen e qeskave nën sy brenda pak ditëve.
1. Feta kastraveci
Phillip Artemi i Kolegjit Australian të Dermatologëve tha për Reader’s Digest se kastraveci i ftohtë vendosur në sytë tuaj ndihmon në ngushtimin e enëve të gjakut duke zvogëluar qeska e errëta.
2. Shmangni kafeinën dhe alkoolin
Alkooli dhe kafeina mund të shkaktojnë dehidratim të lëkurës, kështu që nëse qeskat nën sy janë tepër të errëta , është shenjë se duhet të filloni të ndiqni një stil jetese të shëndetshëm duke lënë pas disa zakone të dëmshme për shëndetin.
3. Vitamina K
Sigurohuni që dieta juaj ushqimore të përmbajë mjaftueshëm vitaminë K ose produktet e kujdesit të lëkurës të kenë në përmbajtjen e tyre këtë vitaminë.
4. Qese çaji
Përdorimi i qeseve të ftohta e të përdorura të çajit mund të zbehin gjithashtu pamjen e errët të rrathëve nën sy. Sipas ËebMD çaji ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe qeskave të fryra.
5. Antihistaminet
Alergjia mund të jetë gjithashtu një shkak për rrathët e errë dhe sipas Royal Australian dhe Neë Zealand College of Ophthalmologists pilulat antihistamines ose sprajtet për hundën me këtë përmbajtje që janë për alergjitë mund të reduktojë pamjen dhe sipërfaqen e errët nën sy./Living