Vera ka mbërritur dhe tashmë është koha e duhur për të bërë disa plane për pushime së bashku me familjen apo me miqtë. Megjithatë të gjithë e urrejmë të dalim jashtë në ditët shumë të nxehta dhe në temperaturat e larta. Por nëse mbani me vete gjithmonë një çantë me produkte që do t’u mbrojnë nga dielli, zgjidhjen e keni të lehtë. Këto janë 5 produktet e bukurisë që duhet t’i keni gjithmonë me vete.
Pecetat për fshirjen e fytyrës
Temperaturat e larta shkaktojnë shumë djersitje duke fshirë në këtë mënyrë të gjithë ‘make-up’-in. Megjithatë nëse dilni për një shëtitje gjatë kësaj kohe këto peceta janë zgjidhja e duhur.
Shampo të thatë
Një shampo e thatë gjendet në formën e pudrës ose pluhurit, pa i shtuar ujë. Nëse nuk keni mundësi për larjen e flokëve, zgjidhja më e thjeshtë dhe e shpejtë është shampoja e thatë.
Krem CC
Një krem CC ndryshon ngjyrën e fytyrës dhe i jep lëkurës shumë ndriçim.
Rimel kundër ujit
Për shkak të djersitjes nevojitet patjetër një rimel që të jetë me formulë kundra ujit.
Shkëlqim
Sy të ndritshëm apo thonjtë e lyer me një ngjyrë që reflekton ndriçim janë të duhurit për një mbrëmje verore. Mund të gjeni produkte të ndryshme për lyerjen e syve apo të thonjve për t’u dhënë një pamje të tillë. /revistawho.com