• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

5 mënyra të thjeshta për të zbehur njollat e errëta në lëkurë

Rreth 80% e popullsisë së botës vuan nga problemet e lëkurës. Sot do të fokusohemi pikërisht tek njollat e errëta të lëkurës dhe çfarë mund të bëjmë ne për t’i minimizuar ato.

1. Patatet
Patatet janë një menyrë alternative e kurimit të njollave të errëta në lëkurë. Prisni një patate në feta të holla dhe vendoseni në zonat e prekura. Pas disa minutash, shplajeni me ujë të bollshëm. Do të vini re rezultate të menjëherëshme pas disa ditësh.
2-Lëngu i limonit
Lëngu i limonit me mjaltin mund të zbardhi lëkurën dhe të minimizojë shenjat.
3-Lëkura e portokallit
Lëkurat e portokallit mbajnë vitaminën C, gjë e cila është e nevojshme për lëkurën. Mbajini ne fytyrë apo trup për 10-15 minuta dhe pastaj shplajeni vendin me ujë.
4-Vaji i kokosit
Vaji i kokosit bën gjithashtu mrekullira për zonat e errëta të lëkurës. Aplikojeni dhe lëreni derisa të absorbohet nga lëkura.
5-Përdorni kremin kundër diellit
Ekspozimi në diell është armiku numër një i lëkurës. Mos harroni asnjëherë të vendosni kremin mbrojtës.