• youuinsttaaffccbb
TEST
Bukuri, Këshilla, Lajme

5 mënyra natyrale që do të ndihmojnë flokun tuaj të rritet më shpejt

Mund të marrë muaj ose dhe vite që floku juaj të rritet. Sipas ekspertëve, flokët rriten gjysmë inçi çdo muaj dhe mund të kërkojnë disa muaj që të rritja e tyre të jetë e dukshme. Megjithatë ka disa mënyra natyrale që u ndihmojnë shumë që floku juaj të rritet më shpejt.

  1. Prerja e flokëve – Duke shmangur prerjen e flokëve mund të ndikojë shumë në shëndetin e tyre. Prerja e rregullt ndihmon që të hiqni qafe majat e djegura dhe dyshe dhe ndikon shumë në shpejtësinë e rritjes së flokëve.
  2. Mos i lani shumë shpesh – duke i larë flokët shpesh largon vajin natyral të tyre gjë që ndikon në ushqyerjen e flokëve. Kjo është diçka që duhet ta shmangni patjetër nëse doni që flokët të rriten shpejt.
  3. Aplikoni balsam për flokët sa herë që laheni – edhe nëse keni flokë të yndyrshëm duhet ta aplikoni balsamin tek majat e flokëve. Majat bëhen të ashpra, dëmtohen shumë dhe më të holla me kohën.
  4. Masazh me vaj – duke masazhuar flokët me vaj mund të ndikojë në rritjen e flokëve dhe në dendësinë e tyre. Rrënjët bëhen më të forta dhe ndihmon në shmangien e rënieve të flokëve.
  5. Krihni flokët – Duke i krehur flokët çdo natë përpara se të shtriheni për të fjetur, ndihmon shumë në rritjen e tyre. /revistawho.com