• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

5 kombinime të thjeshta maskash me kafe për fytyrën

Siç edhe mund ta dini kafja është një nga përbërësit që ka zënë vend të rëndësishëm në botën e bukurisë.

Trajtimet me llumin e kafesë apo me kokrrat e shtypura të saj janë të shumta, por ne sot kemi veçuar 5 prej tyre për ju.

Të gjitha mund t’i përgatisni lehtë në shtëpi për lëkurë më të butë e të pastër në çdo kohë.

Ndiqni ato sipas këshillave të AgroWeb.org si mëposhtë.

  • Trajtimi me kafe, vaj kokosi dhe kanellë

Përbërësit

50 gr vaj kokosi

75 gr llum kafeje

5 gr kanellë

Përgatitja

Shkrini me kujdes vajin e kokosit derisa të formohet një masë e lëngëshme.

Përzieni bashkë me të përbërësit  tjerë dhe formoni një pastë kompakte.

Vendoseni në fytyrë të pastër duke masazhuar me lëvizje rrethore nëpër të gjithë sipërfaqen.

Lëreni mbi lëkurë për 20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe larës fytyre në rast se ndjeni se kei fytyrë të yndyrshme.

  • Kafe, sheqer, mjaltë dhe vaj ulliri

Përbërësit

150 gr llum kafe

200 gr sheqer kaf

50 gr mjaltë

40 ml vaj ulliri

Përgatitja

Në një enë përzieni të gjithë përbërësit bashkë derisa të formohet një masë e trashë e kompakte.

Vendoseni atë në fytyrë dhe qafë duke masazhuar mirë të gjithë sipërfaqen e fytyrës.

Lëreni derisa të thahet plotësisht e më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Këtë trajtim mundohuni ta bëni të paktën një herë në javë.

  •  Kafe dhe mjaltë

Përbërësit

5 gr kafe

25 gr mjaltë

Përgatitja

Përzieni të gjthë përbërësit në një enë derisa të formoni një maskë kompakte.

Vendosni më pas në fytyrë dhe qafë dhe lëreni për 20 minta të thahet.

Në fund shpëlajeni fytyrën më ujë të ftohtë dhe thajeni me një copë të pambuktë për të vendosur kremin tuaj hidratues.

  • Kafe, drithëra dhe mjaltë

Përbërësit

75 gr mjaltë

15 gr drithëra

167 gr mjaltë

Përgatitja

Përzieni të gjithë përbërësit dhe vendosini mbi fytyrë duke masazhuar me lëvizje rrethore.

Pasi e gjithë masa të jetë tharë shpëlani fytyrën në ujë të vakët.

  • Kafe, mjaltë dhe kos

10 gr kafe

25 gr mjaltë

20 gr kos

Përgatitja

Përzieni të gjithë përbërësit derisa të formoni masën homogjene e më pas vendoseni atë mbi fytyrë.

Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët duke masazhuar fytyrën.

Bëjeni këtë trajtim të paktën një herë në javë./AgroWeb.org