• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme, Pa kategori

5 këshilla që duhet t’i ndiqni patjetër nëse keni një fytyrë të yndyrshme

Lëkura e yndyrshme është më pak e prirur ndaj rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes, pasi vaji në lëkurë hidraton dhe mbron, shtresën e jashtme të lëkurës. Megjithatë ajo shfaq një shkëlqim të tepërt dhe të jep një ndjesi bezdisjeje sidomos pasi bëni make-up.
Më poshtë ju paraqesim disa këshilla që do ju vijnë në ndihmë:

1-Përdorni larësit e fytyrës

Një nga mënyrat më të mira për të mbajtur nën kontroll nivelin e yndyrës është larja e rregullt çdo mëngjes dhe mbrëmje. Papastërtitë e grumbulluara dhe yndyra e tepërt bllokon poret dhe shkakton aknet. Larësit më të sugjeruar janë ata me bazë xheli ose shkume.

2-Scrub-i është i mirë për këtë lloj lëkure

Eshtë e rëndësishme të eksfolioni lëkurën të paktën dy herë në javë. Ajo largon qelizat e vdekura të cilat nëse nuk pastrohen yndyra i nxjerr në sipërfaqe në formën pikave të zeza apo akneve.

3-Përdorni tonik çdo ditë

Toniku ju pastrin fytyrën nga make-up, por jo vetëm. Ajo eleminon yndyrën e tepërt.

4-Hidratoni lëkurën

Hidratuesi mban vajin e lëkurës në sasinë e duhur. Nëse ju nuk e përdorni lëkura do të prodhoj më tepër yndyrë për ta kompesuar atë.

5- Stili i jetesës

Ushqimi i pashëndetshëm dhe me sheqer ka ndikim të fortë në lëkurë. Pini sa më shumë ujë dhe kujdesuni për dietën tuaj./revistawho.com

Burimi: Style Craze