Që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, e dimë dhe e kemi refren në mendje.
Ama shumica nuk e kanë të lehtë të hanë herët dhe për t’i nxitur do ishte mirë që të kënaqin dëshirat e tyre dhe nepsin. Për ta bërë këtë ka edhe mënyra të shëndetshme.
Më tej ju tregojmë 5 prej tyre…
Tërshëra është perfekte për mëngjes. Jep ndjesinë e ngopjes, i siguron trupit energji për pjesë më të madhe të ditës dhe për më tepër keni mundësi ta kombinoni me të tjerë përbërës.
Të hash një grusht bajame për mëngjes të bën mirë dhe për gjendjen tënde shpirtërore. Në fakt, bajamet përmbajnë fibra të shëndetshme dhe acide yndyrore që japin ndjesinë e ngopjes. Ata sigurojnë çlirimin e triptofan-it, një pararendës i serotoninës, hormonit të humorit të mirë. Ato janë gjithashtu të pasura me vitaminë E, e cila ka veti antioksiduese, si dhe kalcium, që i mban kockat të forta.
Boronicat janë një frut i pasur me antioksidantë duke përfshirë këtu acidet fenolike dhe antocianinat, të cilat luftojnë veprimin e radikaleve të lira dhe veprojnë kundër plakjes së parakohshme.
Gjiza ricotta është një alternativë e vlefshme bulmeti. Siguron proteina dhe të gjitha aminoacidet, gjithashtu ka një përmbajtje të ulët kalorish. Kjo gjizë jep ndjesinë e ngopjes, duke u bërë ideal për të luftuar dëshirën për ushqim nëse doni të humbni kilogramët e tepërt.
Avokadot kanë përmbajtje të lartë të acideve yndyrore Omega 3 dhe fibrave që ndihmojnë me kontrollin e kolesterolit.
Përmban gjithashtu vitaminë B6, e quajtur ndryshe piridoksinë, e cila forcon sistemin imunitar dhe vitaminën B5, i cili është një aleat shumë i mirë për shëndetin e trurit dhe të zemrës./revistawho.com