“Mos u dorëzo kurrë” është ndoshta shprehja më e përhapur në të gjithë botën. Por pavarësisht se mund t’ju duket si klishe kjo shprehje ka një rendësi shumë të madhe. Jeta do ju vëri përballë sfidave të vështira, të cilat do të mendoni se nuk mund t’i realizoni dhe ndoshta në ato momente do mendoni që të hiqni dorë.
Pasi të lexoni historitë e këtyre të famshmëve do të kuptoni se çdo gjë e ka një zgjidhje dhe ju nuk duhet të dorëzoheni pa marrë parasysh se çfarë ju del para.
-Jim Carrey
Kur Jim ishte 14 vjeç, babai i tij humbi punën dhe familja po kalonte një krizë financiare. Pas kësaj e gjithë barra ra mbi të dhe aktori u përpoq me çdo kusht që t’ja dilte të siguronte të ardhura. Mësuesit i kishin thëne se kishte talent për t’u bërë aktor dhe ai përgjatë 1 viti lëvizi çdo gur të mundshëm për të plotësuar ëndrrën e tij. Në moshën 15-vjeçare siguroi një rol të vogël, nga i cili fitoi miliona dollarë.
-Sarah Jessica Parker
Parker është lindur në një familje të varfër që vinte nga një fshat shumë i thellë. Prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte vetëm 2 vjeç dhe e ëma u martua me një burrë që keqtrajtonte aktoren. Pas kësaj e ëma e saj u largua nga ai drejt një qyteti ku kishte dëgjuar se e bija mund të tregonte talentin e saj. Pas shumë përpjekësh ajo u bë pjesë e filmit “Sex and the city”.
-Emily Blunt
Përpara se Emily të nominohej në çmimet “Globe” dhe të ishte kaq e suksesshme, jetonte në një familje pa shpresë. Ajo ishte një fëmijë i mbyllur dhe në moshën 14-vjeçare foli për herë të parë në revistën e shkollës. Ajo tregonte se ishte një fëmijë i frikësuar dhe se nuk i pëlqente shumë të ekspozohej pasi ndihej e paragjykuar.
Kjo deklaratë ra në veshin e regjisorëve të një filmi dhe i ofruan Emily-t një rol.
-Oprah Winfrey
Winfrey ka qenë një fëmijë i keqtrajtuar. Njerku i saj kishte abuzuar me të seksualisht në një kohë kur ajo ishte ende e vogël. Në fillim ajo u demoralizua, por më pas e ktheu të gjithën në sukses.
Disa kohë më vonë ajo përfundoi gjimnazin dhe u largua nga familja për të ndjekur ëndrrat e mëdha.
Ajo u bë e njohur nga televizioni lokal i qytetit ku jetonte.
Tyler Perry
Pjesë të listës “The Muse” ka bërë edhe Tyler Perry. Karrierën e tij ai e ka nisur si pastrues në një sallë teatri dhe me kalimin e kohës kuptoi për talentin e tij të fshehur. Ai realizoi një shfaqje të cilën e panë vetëm 30 njerëz. Por kjo nuk e trembi aspak Perry-n ai mendonte se pasi kënaqi 30 njerëz mund t’ja dilte edhe për më shumë.