• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

5 gjërat që duhet të bëni kur sistemi juaj tretës nuk funksionon mirë

Kujdesi që duhet të keni për organizmin tuaj është shumë i rëndëshishëm. Ndodh që shpesh herë të prekeni nga probleme shëndetësore të ndryshme, një ndër to dhe sistemi tretës. Sapo sistemi juaj tretës fillon të ketë probleme duhet të mendoni për një zgjidhje.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla se çfarë duhet të keni parasysh sipas ‘Bright Side’:

-Pini ujë me limon.

Dehidratimi shkakton probleme me tretjen. Pini rreth 8 gota ujë në ditë. Ju do të përmirësoni procesin e tretjes dhe do të fitoni energji.

-Mbani mëlçinë të shëndetshme.

Duke funksionuar siç duhet, nuk do të keni probleme. Konsumoni karrota, panxhar, lulelakër, eliminoni duhanin dhe alkoolin.

-Konsumoni ushqime që përmbajnë glutaminë. Ndihmon tretjen dhe redukton inflamacionin.

Ushqime të pasura me glutaminë janë: spinaqi, veza, peshku, mishi, majdanozi, produktet e qumështit dhe fasulet. Lëngjet e freskëta të frutave dhe perimeve mund të jenë gjithashtu një zgjedhje e mirë.

-Qëndroni larg dietave nëse vuani nga çregullimet e tretjes.

Dietat dëmtojnë metabolizmin. Ushqehuni ngadalë, pasi ndikon shumë mirë në sistemin e tretjes dhe ju ndihmon për të ndjerë më pak uri./revistawho.com