• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Lajme

5 gjëra që duhet të ndryshoni këtë muaj për të nisur 2019-n me qejf

Viti i Ri shënon fillimin e ndryshimeve në jetë dhe të gjithë marrim vendime për të nxjerrë më të mirën nga vetja. Na ndajnë vetëm pak javë nga 2019-a, prandaj duhet të filloni t’i bëni premtime vetes për të rregulluar çdo problem në jetë dhe për të nisur vitin e ri më me kënaqësi. Më poshtë mund të gjeni një listë me objektiva me të cilat mund të filloni të punoni.

1.Hiqni dorë nga marrëdhëniet toksike

Nëse shikoni se një marrëdhënie nuk funksionon, pavarësisht se ju jepni shumë nga vetja, është mirë që të hiqni dorë. Ti meriton gjëra më të mira në jetë.

2.I kushtoni rëndësi nevojave për veten

Ndërkohë që i kushtoni vëmendje personave tuaj të afërt, ndonjëherë harroni të kujdeseni për veten. Dashuroni veten tuaj, përpara se të investoni dashuri tek të tjerët.

3.Jini vetvetja

Të gjithë duam të dukemi mirë tek të tjerët dhe për këtë arsye harrojmë të jemi vetvetja. Askush nuk ja vlen aq shumë sa ju të ndryshoni veten tuaj.

4.Mos mendoni shumë për mendimet e të tjerëve

Është koha e duhur të ndaloni së menduari se çfarë thonë të tjerët për ju. Merrni vendimet tuaja sipas dëshirës, pa u menduar shumë për të tjerët.

5.Pranoni trupin tuaj

Ju duhet ta pranoni trupin tuaj në çfarëdolloj forme. Ndaloni së ndjekuri dietat ekstreme për rënien nga pesha, nuk keni pse ta komplikoni aq shumë jetën. /revistawho.com