• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

5 gabime që po ju pengojnë të bini në peshë

Jeni duke punuar shumë, rutinë pas rutine, por nuk jeni duke parë progres? Mundësia më e madhe është të jeni duke bërë disa gabime.

Fatmirësisht gabimet mund të rregullohet. Për këtë arsye më poshtë jepen disa arsye që mund të jenë duke ju penguar të bini në peshë.palester

Jeni duke bërë vazhdimisht të njëjtën rutinë

Zakonisht njerëzit bien në një rutinë, ku bëjnë vazhdimisht të njëjtat ushtrime për 30 minuta çdo ditë. Kjo teknikë punon shumë mirë fillimisht, por me kalimin e kohës trupi fillon të përshtatet dhe të harxhojë më pak kalori. Për të vazhduar të keni rezultate, përpiquni që gjithmonë të ndryshoni intensitetin e një prej ushtrimeve, ose zgjatjen e kohës. Këshillohet që çdo tre ose katër javë të ndryshohet plotësisht aktiviteti.

Shpërqendrimi

Nëse televizori është hapur gjatë kohës që jeni duke bërë ushtrime, atëherë ju nuk jeni duke u ushtruar aq sa duhet. Gjatë kohës që jeni duke bërë vrap, provoni të integroni disa interval trajnimi. Pas 5 ose 6 minutash vrap, bëni ushtrime intensive për 1 minutë dhe më pas uleni intensitetin për 2 ose 3 minuta. Alternoni në këtë mënyrë 4 ose 5 raunde.

Mbajtja e peshës së trupit me duar
Nëse gjatë vrapit ose ecjes në pistë mbështeteni me duar, janë këto të fundit që mbajnë tashmë peshën e trupit dhe harxhohen më pak kalori. Të kryerit e aktivitetit pa mbështetje me duar ju jep një efekt më të mirë të ushtrimeve. Nëse jeni duke u mbajtur me duar, jeni duke humbur shumë kohë të vlefshme në palestër.

Nuk jeni duke përdorur pjerrësinë e duhur në një pistë vrapimi

Nëse doni të bëni vrap, mënyra më e mirë do të ishte në vraponi në parkun afër shtëpisë ose edhe në lagjen tuaj, por nëse nuk i keni këto mundësi, të paktën përpiquni që të jeni duke përdorur pjerrësinë e duhur. Kur në pistën tuaj përdorni pjerrësinë, stimuloni më mirë efektet e një vrapi në ambientet e jashtme dhe rrisni punën që duhet të bëjnë këmbët tuaja.

Jeni duke e tepruar me ushqimin përpara stërvitjes

Shpesh këshillohet përdorimi i pijeve energjike, qoftë edhe atyre me përbërës natyral që ndihmojnë gjatë stërvitjes. Jo rrallë herë teprohet me sasitë e konsumuara, pastaj mund të hani edhe një çokollatë për energji përpara se të filloni stërvitjen. Limitojeni veten në konsumimin e vetëm 300 kalorive përpara se të filloni. Është vërtetuar se mesatarisht një njeri harxhon 300 kalori në 30 minuta stërvitje.